BOTA, 22 Prill 2025, 14:40

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Italia shpall 5 ditë zie kombëtare

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, Italia shpall 5 ditë zie

Qeveria e Italisë ka shpallur pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së Papa Françeskut.

Zia do të zgjasë deri të shtunën, kur varrimi i papës së ndjerë do të bëhet jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit.

Imazhet e Papës në një arkivol të hapur janë publikuar nga Vatikani, ndërsa trupi i tij do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për zi publike të mërkurën.

Katolikët në mbarë botën vazhdojnë të mbajnë zi për vdekjen e papës. Në Vatikan, ka një fluks të vazhdueshëm njerëzish që vizitojnë kishën ku pritet të prehet Papa.