BOTA, 29 Gusht 2025, 17:49

Mbytet varka pranë Ishujve Kanarie, të paktën 69 viktima

Mbytet varka pranë Ishujve Kanarie, të paktën 69 viktima

Të paktën 69 emigrantë kanë vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në brigjet e Mauritanisë.

Shtatëmbëdhjetë persona janë shpëtuar dhe kërkimet po vazhdojnë për pasagjerë të tjerë që ndodheshin në varkën që po shkonte drejt Ishujve Kanarie të Spanjës.

Sipas të mbijetuarve, anija u nis nga Gambia gjashtë ditë para aksidentit të së martës, duke transportuar rreth 160 persona në bord, kryesisht shtetas të Gambias dhe Senegalit.

Udhëtimi i rrezikshëm mbi Oqeanin Atlantik është bërë një rrugë gjithnjë e më e zakonshme për emigrantët afrikanë që përpiqen të arrijnë në Evropë.

Gati 47,000 njerëz arritën në Ishujt Kanarie vitin e kaluar dhe organizata joqeveritare spanjolle Caminando Fronteras vlerëson se më shumë se 9,000 emigrantë vdiqën duke u përpjekur.