BOTA, 4 Shtator 2025, 14:47

Kaos në rrugët e Berlinit, makina shtyp grupin e fëmijëve, disa të plagosur! Arrestohet autori

Kaos në rrugët e Berlinit, makina shtyp grupin e fëmijëve,

Kaosi mbretëroi në një rrugë të Berlinit, kur makina përplasi një grup njerëzish në trotuar, shumica e tyre fëmijë.

Incidenti ndodhi rreth orës 13:10, në Seestrase, një rrugë në Berlin-Wetting, në veriperëndim të qendrës së qytetit. Disa fëmijë u plagosën lehtë. Megjithatë, siç raporton ‘Bild’, shoqëruesja e tyre u plagos rëndë.

Shoferi i automjetit u arrestua në vendngjarje nga policia. Mjetet e emergjencës, përfshirë tre ambulanca, kanë mbërritur me nxitim në vendngjarje.

Shërbimet gjermane të emergjencës thanë se paraprakisht dyshohet për një ngjarje aksidentale, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera, deri në hetimin e plotë të rastit.