BOTA, 19 Janar 2025, 10:32

Hamasi plotëson kushtin, dorëzon emrat e pengjeve izraelite që do të lirohen, mes tyre djali 2-vjeçar! Hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit

Hamasi plotëson kushtin, dorëzon emrat e pengjeve izraelite që do

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza ka hyrë në fuqi. Lajmi vjen pasi Hamasi zbuloi tre pengjet e para që planifikon të lirojë ditën e sotme.

Një pjesë e marrëveshjes nënkupton se lista duhej të jepej të paktën 24 orë përpara. Më herët, Hamasi deklaroi se arsyeja e vonesës ishte për shkak të një çështjeje “teknike”.

Izraelitët që do të lirohen nga Hamasi si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit përfshijnë pengjet më të rinj dhe më të vjetër që u rrëmbyen më 7 tetor 2023, sipas një liste të publikuar nga Izraeli.

Llogaria zyrtare e Izraelit X, postoi një imazh me emrat e 33 pengjeve të parë që pritet të lirohen.

Kfir Bibas ishte nëntë muajsh kur u mor peng dhe tani ka kaluar dy ditëlindje në robëri.

Shlomo Mantzur, 86 vjeç, është pengu më i vjetër që është rrëmbyer dhe pritet të jetë në valën e parë të pengjeve që do të lirohen.

Dorëheqja e Ministri izraelit të Sigurisë Kombëtare 

Armëpushimi i shumëkërkuar për Gazën u miratua nga kabineti izraelit të premten mbrëma, pasi një përparim në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA, Katari dhe Egjipti u njoftua të mërkurën.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir ka dhënë dorëheqjen në kundërshtim me marrëveshjen e armëpushimit.

Ministri ka kritikuar më parë marrëveshjen si dorëzim ndaj Hamasit dhe kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse miratohej.

Dy ministra të tjerë nga partia e Otzma Yehudit e Ben-Gvir kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen lidhur me marrëveshjen.

Partia Otzma Yehudit nuk është më pjesë e koalicionit qeverisës, por ka thënë se nuk do të përpiqet të rrëzojë qeverinë e Netanyahut.