TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbretëri e Bashkuar - Angela Rayner ka dhënë dorëheqjen si zëvendëskryeministre dhe ministre e Strehimit, për shkak se nuk ka paguar mjaftueshëm taksë mbi një shtëpi që kishte blerë në Hove, East Sussex.
Ajo është dorëhequr gjithashtu si zëvendëskryetare e Partisë Laburiste.
Rayner iu drejtua më herët këtë javë këshilltarit për etikë të kryeministrit, pasi pranoi se kishte paguar më pak se ç’duhej në taksën për shtëpinë prej 800 mijë paundësh.
Rayner pretendoi se ishte këshilluar keq në momentin e blerjes dhe ndihej e keqardhur me këtë ngjarje. Ajo shtoi se pasi kishte kuptuar gabimin, e ka paguar taksën.
Kryeministri Keir Starmer i rezistoi thirrjeve të lideres konservatore Kemi Badenoch, për shkarkimin e Rayner por tashmë zëvendëskryeministrja është larguar me dorëheqje.