BOTA, 30 Qershor 2022, 22:29

Djali i një diktatori të rrëzuar, betohet si president i ri i Filipineve

Djali i një diktatori të rrëzuar, betohet si president i ri i

Ferdinand Marcos Jr., djali i diktatorit të rrëzuar, u betua sot si president i Filipineve. Kongresi shpalli fitoren e tij dërrmuese muajin e kaluar dhe zëvendës presidenti i ri do të jetë vajza e presidentit në largim, Sara Duterte.

Aktivistët dhe ata që jetuan në kohën e diktaturës së babait të tij Ferdinand Marcos protestuan kundër inaugurimit që u zhvillua sot në shkallët e Muzeut Kombëtar në Manila.

Ata thonë se ky është një “makth” për të gjithë të mbijetuarit e torturave gjatë diktaturës.

Mijëra oficerë policie, disa prej të cilëve mbanin pajisje për të prishur demonstratën, u vendosën rreth vendit të ceremonisë.