TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse SPAK po çon në burg deputetin A. Bllako me argumentin e diskutueshëm se babai i tij është shpërblyer për punë të pakryer në një kompani private e cila ishte përzgjedhur nën drejtimin e tij, automatikisht nuk mund të përjashtohen edhe sqarimet e mëposhtme.
1. Punimet e ndërtimit dhe administrimit të një vepre të tillë me para publike (inceneratorët) pasqyrohen në situacionet përkatëse. D.m.th shpenzimet e kryera, vetëm ato që janë parashikuar në kontratën koncesionare, likujdohen (paguhen) nga buxheti i shtetit. Çdo shpenzim tjetër, që nuk është parashikuar ne koston e veprës së ndërtimit dhe menaxhimit të saj, ligjërisht nuk mund te paguhet nga buxheti i shtetit. Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mjedisit në Komisionin hetimor deklaruan se nuk kanë bërë asnjë verifikim te kryerjes se ketyre shpenzimeve nen argumentin se kjo eshte pune e supervizoreve.
Atëherë këtu lind pyetja e parë: nëse SPAK ka gjetur gjurme dergesash për pune te pakryer ne shumen 4 milionë Euro ne rastin e ish-shefit te z. Bllako dhe rreth 150 mijë Euro per vete z. Bllako permes pageses se te atit për pune te pakryer, perse nuk hetohen dhe merren te pandehur supervizoret qe kane certifikuar punimet e pakryera duke demtuar keshtu arken e shtetit? E njejta gje lidhet me mungesen e plote te dy inceneratoreve, me pagesat për udhetimet jashte vendit, etj.
2. Burime te ndryshme flasin për miliona Euro te shpenzuara per te blere mas-median ose per te kompensuar financiarisht nje numer opinionistesh si pjese te makinerise propagandistike te pushtetit. Nuk besoj se institucionet shteterore psh Ministria e Ekonomise dhe Financave te kete qene aq e çmendur sa te miratojne ne koston e projekteve individuale te inceneratoreve edhe shpenzime te tilla, qofte edhe nen emrin e promocionit për te cilin rezulton se jane shpenzuar.
Atehere pyetja e natyrshme është: SPAK a eshte duke hetuar ne kete drejtim dmth si për pergjegjesine e paleve zyrtare te perfshira (nese kane lejuar parashikime ne zera te tille kostoje qe nuk lidhen me qellimin e koncesionit) ashtu edhe për detyrimin e paleve për te kthyer parate e grabitura “me ligj” ne buxhetin e shtetit. Publikimi i nje liste pagash vetem disa muaj me pare dha mundesine për te mesuar emra protagonistesh te mbipaguar për pune te pakryer me para buxhetore koncesionesh, por me rol jo te vogel ne helmimin e opinionit publik ne favor te qeverise…
Per t’u kthyer te argumenti i fillimit: duke gjurmuar vetem korrupsionin, SPAK duket se ushqen tezen e njohur te z. Rama se “hetimet nuk thone asgje për proceduren e cila rezulton e rregullt”, dhe po e mban steken te “peshq” te pavlere (ndjese për alegorine), ndersa “peshkaqenet” e vertete te kesaj afere vazhdojne te levizin fijet e pushtetit e ndoshta edhe teatrin e arrestimeve te derisotme. E nëse SPAK ecen ne kete drejtim, do te jete nje rruge e gjate dhe pakrye për te gjetur edhe 396 milione Euro te tjera, pervec atyre 4 milione Euro qe thote se i ka gjete se ne cilat llogari kane perfunduar.
Ne te vertete demi me i madh i eshte bere buxhetit te shtetit permes procedures, qysh nga shpallja e emergjences mjedisore apo nxitja e saj, ndertimi i kompanive si rrjete merimange për te grabitur buxhetin, transferimi i parave jashte vendit ne llogari off-shore deri te vazhdimi i pagesave edhe ne ditet e sotme. Kjo duket aq e vertete dhe se aq shume dine dhe zoterojne informacion për zyrtare te larte te qeverise koncesionaret ne arrati aq sa qeveria nuk guxon as te nderprese pagesat ne nje afere kaq te lexueshme për cilindo qytetar, votues e taksapagues te ketij vendi. Nje kontrate e fituar ne rruge korruptive apo e dyshuar si e tille, mund te kontestohet ligjerisht dhe askush nuk do ta penalizonte shtetin shqiptar nese vepron ne mbrojtje te interesave publike.
Pertej pritshmerive te medha te opinionit publik për rezultate nga SPAK, mendoj se te gjithe duhet te kontribuojme ne mbeshtetjen e ketij institucioni, duke e konsideruar kete mbeshtetje si ndertim i urave midis shtetit dhe qytetarit, për nje Shqiperi me te jetueshme.