BLOG, 12 Mars 2022, 08:32

Evakuimet në Ukrainë të ngadalësuara

Evakuimet në Ukrainë të ngadalësuara

Për civilët po bëhet i vështirë largimi nga zonat e luftimeve në Ukrainë. Shumë vetë i tremben bllokadës në kryeqytetin Kiev.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshtshuk deklaroi, se sulmet e trupave ruse kundër qytetit Mariupol kanë penguar sërish të premten dërgimin në siguri të civilëve nga qyteti port juglindor. Sipas të dhënave ukrainase aty kanë humbur jetën më shumë se 1500 civilë nga shpërthimi i luftimeve, dhe se në rajonin e Kievit ushtarët rusë kanë penguar kalimin e autobusëve me civilë.

Sipas Vereshtshuk banorët kanë mundur të largohen përmes korridoreve humannitare në zonat veriperëndimore të Kievit, nga Butsha, Hostomel, Vorsel, dhe fshati Kosarovytshi. Në Isjum, Mariupol dhe Volnovaha nuk ka qenë i mundur evakuimi. Të premten mundën të vendoseshin në siguri 3800 vetë. Qindra mijëra ukrainas të tjerë janë në qytete të rrethuar nga trupat ruse. Edhe pala ruse ka raportuar për vështirësi në evakuime.

Ofensiva ruse drejt Kievit vazhdon

Sipas të dhënave të ushtrisë ukrainase vazhdojnë sulmet e trupave ruse. Përreth kryeqytetit Kiev ofensivat ruse drejtohen në kufirin verior të qytetit në Sasymja dhe në drejtimin jugor në Vyshenky, thuhet në një raport të publikuar nga shtabi i përgjithshëm ukrainas. Këto ofensiva kanë pasur sukses në disa zona, thuhet. Në raport thuhet, se bombardues strategjikë ruse vazhdojnë me sulet në Dnipro, Luzk dhe Ivano-Frankivsk. Luzk dhe Ivano-Frankivsk janë afër Lvivit, në pikën më perëndimore të Ukrainës, jo larg kufirit polak. Sipas shtabit të përgjithshëm ukrainas, ushtria ruse përpiqet të thyejë mbrojtjen e rajoneve perëndimore dhe veriperëndimore të Kievit me qëllim që të “bllokojë” kryeqytetin.

Të dhënat e palëve në luftë nuk mund të verifikohen aktualisht.

Apel nënave të ushtarëvePresidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky drejtoi një apel tek nënat e ushtarëve rusë. “Mos i dërgoni fëmijët tuaj në një luftë në një vend të huaj”, tha Zelensky në një video në internet. Mesazhi tij i drejtohej sidomos nënave të rekrutëve. “Shikoni ku është djali juaj. Dhe nëse keni dyshimin më të vogël se mund të dërgohet në një luftë kundër Ukrainës veproni menjëherë, që të pengoni që ai të vritet apo të burgoset”, ka thënë Zelensky. “Ukraina nuk e ka dashur kurrë këtë luftë të tmerrshme”, shtoi ai. Por vendi i tij do të mbrohet kundër sulmit rus./DW