BALLKAN, 5 Gusht 2022, 19:58

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë kufirit me Kosovën

Ushtria serbe në gjendje të lartë gatishmërie pranë

Ministria e Mbrojtjes në Serbi ka njoftuar se forcat e saj ushtarake janë vënë në gatishmëri të lartë pranë kufirit me Kosovën.

Sipas njoftimit, shefi i shtabit të përgjithshëm i Forcave të armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç, ka vizituar sot Forcat e armatosura serbe të angazhuara , sipas Serbisë, në kontrollin e Zonës së Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e vijës administrative me Kosovën dhe Metohinë.

Gjatë vizitës në bazat e forcave ushtarake afër kufirit me Kosovën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë shoqërohej nga komandanti i

Forcave Tokësore, gjeneral Milosav Simoviq, shefi i Drejtorisë Operative (J-3) Zelimir Glišovic, dhe shefin e Drejtorisë së Logjistikës (J-4), gjeneralmajor Srđan Petkoviç.