AKTUALITET, 23 Nëntor 2021, 15:39

Zhvillime në PD/ Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës, verifikon firmat e delegatëve para kamerave (foto)

Zhvillime në PD/ Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës,
Agron Shehaj në zyrën e Edi Palokës

Agron Shehaj, deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga politikanët më të votuar të kësaj force politike, ka vajtur ditën e sotme në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, për të verifikuar firmat e delegatëve, që kërkojnë bashkë me Sali Berishën, mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor.

Shehaj nisi verifikimin e firmave përpara kamerave, duke parë listën dhe duke telefonuar delegatët. 

Deputeti mori listën e delgeatëve nga njësia 5, më pas ai telefonoi një nga firmëtarët. Personi që mori në telefon Shehaj, live në TV, e konfirmoi se ka firmosur dhe firma është autentike.

Kujtojmë se dy palët në PD, Basha dhe Berisha, janë përfshirë në debate të forta lidhur me statutin dhe legjitimitetin e firmave të mbledhura nga Berisha.

 

Zhvillime në PD/ Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës,

Deri tani, në zyrën e Edi Palokës janë depozituar 4200 firma, të cilat janë të mjaftueshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar, pa aprovimin e lidershipit të partisë. 

Lulzim Basha, që duket se i druhet Kuvendit të datës 11 dhjetor, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në datë 18 dhjetor, duke marrë aprovimin e kryesisë për këtë kërkesë. 
Palët pritet të përplasen më tej dhe duket se Partia Demokratike po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve. 

Zhvillime në PD/ Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës,

Zhvillime në PD/ Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës,

Zhvillime në PD/ Agron Shehaj shkon në zyrën e Palokës,