TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaron se Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se ajo që po bën Rusia është e paligjshme.
“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës.
Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, shkruan Xhaçka.
#Russia was alone yesterday in vetoing #UNSC resolution calling for end to aggression against #Ukraine. What #Russia is doing is illegal, an attack on international law and rule based order! This cannot be! Let's us all stand with #Ukraine! ???????????????? https://t.co/eqwPxMeKT0 pic.twitter.com/Kv5cpGmXvo
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) February 26, 2022