AKTUALITET, 16 Qershor 2025, 19:15

Video/ Momenti kur Izraeli godet transmetuesin shtetëror të Iranit, prezantuesja largohet e tmerruar

Video/ Momenti kur Izraeli godet transmetuesin shtetëror të Iranit,

Rrjeti Informativ i Republikës Islamike të Iranit, pjesë e transmetuesit shtetëror iranian, është sulmuar nga Izraeli. Kjo ndodh pas kërcënimeve të mëhershme gjatë ditës nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili tha se transmetuesi shtetëror ishte "në prag të zhdukjes".

Pamjet tregojnë momentin kur shpërthimi ndihet live në studio dhe prezantuesja largohet me urgjencë. 

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka konfirmuar se Izraeli ka sulmuar transmetuesin shtetëror të Iranit. Në një deklaratë, Israel Katz thotë se sulmi ndodhi pas një "evakuimi në shkallë të gjerë të banorëve lokalë", duke shtuar se Izraeli do ta "godasë diktatorin iranian kudo që ai ndodhet".

Video/ Momenti kur Izraeli godet transmetuesin shtetëror të Iranit,

Televizioni shtetëror iranian njofton se “një numër” i punonjësve të tij janë vrarë nga një sulm izraelit mbi selinë e tij në Teheran. Një gazetar i transmetuesit shtetëror tha se ata “punuan deri në momentin e fundit përpara sulmit”.

Peyman Jebeli, drejtuesi i televizionit shtetëror, u shfaq në transmetim me një letër të njollosur me gjak, duke deklaruar se televizioni dhe punonjësit e tij “do të qëndrojnë deri në fund”.

Mijëra persona punojnë në kompleksin e madh të ngjashëm me një “fshat të vogël” ku ndodhet televizioni shtetëror. Më herët, Izraeli kishte publikuar një hartë ku theksonte një pjesë të Distriktit 3 në Teheran dhe u bënte thirrje qytetarëve të evakuoheshin përpara sulmit – dhe televizioni shtetëror përfshihej në atë zonë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) deklarojnë se forcat ajrore kanë goditur një “qendër komunikimi që po përdorej për qëllime ushtarake nga Forcat e Armatosura Iraniane”.

Deklarata vijon duke thënë se godina po përdorej “nën petkun e një aktiviteti civil” dhe se sulmi “dëmtoi drejtpërdrejt kapacitetet ushtarake të Forcave të Armatosura Iraniane”.

“Përpara sulmit, IDF dha një paralajmërim të avancuar dhe efektiv për popullsinë civile, përfshirë telefonata, dhe kreu sulmin në mënyrë të saktë për të minimizuar sa më shumë të jetë e mundur dëmin ndaj civilëve.”