AKTUALITET, 3 Mars 2024, 15:37

'Vazhdon i bie fyellit përgjumësh…', Spiropali replikon me Bashën për SPAK

'Vazhdon i bie fyellit përgjumësh…', Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha, i cili nga Lezha tha se kryeministri Edi Rama po sulmon SPAK nga të gjitha anët.

Përmes një reagimi në Facebook, Spiropali shkruan se sa të jetë PS dhe Rama në qeveri, kjo e fundit s' ka punë me SPAK dhe i kanë duart e lira të bëjnë punën pa pyetur kush qeveris.

''Lulëzim Basha vazhdon i bie fyellit përgjumësh, fiks aty ku i binte kur ata që e dinin zgjuar i shkonin pas nga humbja në humbje dhe bërtisnin fitore!

Lulëzim, hajde voto amnistinë të nxjerrësh nga burgu ata që i fute vetë duke i nxitur të bllokojnë rrugët se do rrëzohej Rama, se SPAK-u s’ka nevojë ta mbrojë kush as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste, pa të cilët SPAK-u as do kishte lindur!

Sa të jetë Edi Rama dhe PS në qeveri, qeveria s’ka asnjë punë me SPAK-un dhe SPAK-u i ka duart e lira të bëjë punën e tij pa pyetur se kush qeveris e kush flet me vete në ballkon apo nëpër gjumë’’, shkruan Spiropali.