AKTUALITET, 12 Shtator 2023, 10:12

U arrestua për llogari të Gjykatës Speciale, një prokuror i huaj do të ndjekë nga afër gjyqin ndaj Dritan Goxhajt

U arrestua për llogari të Gjykatës Speciale, një prokuror i

Një prokuror i huaj do të ndjekë nga afër procesin ndaj Dritan Goxhaj, ish-anëtari i UÇK-së, të arrestuar në Tiranë për llogari të Gjykatës Speciale.

Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Dy dite me pare Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë duke lënë në paraburgim ish ushtarin e UÇK-së.

Avokati tha pas seancës se vendimi është në shkelje të ligjit, pasi ka kaluar afati 40-ditor që prej prangosjes së Goxhajt por Kosova ende nuk ka sjellë në Ministrinë e Drejtësisë dosjen e ekstradimit

Dritan Goxhaj, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria, u arrestua për “kanosje gjatë procedurës penale” dhe është në pritje të ekstradimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.