AKTUALITET, 25 Mars 2025, 15:59

Tritol lokalit në Tiranë, hetim në dy pista, pronari mohon të ketë konflikte

Tritol lokalit në Tiranë, hetim në dy pista, pronari mohon

Ishte ora 01:15 minuta pas mesnate kur një shpërthim u dëgjua në kryeqytet. Një lokali në rrugën “Ramazan Gaxherri”, në Dajt iu vendos lëndë plasëse në ambientin e tij të jashtëm.

Në atë orë të natës biznesi ishte i mbyllur dhe dëmet ishin vetëm materiale me thyerje xhami në vetratën e jashtme.

Për të identifikuar autorët apo motivet e tritolvënies, policia mori në pyetje pronarin e biznesit të 44-vjeçarit Sotiraq Halili. Pronari i lokalit i tha policisë se ai dhe familjarë të tij nuk kanë konflikte me njeri, duke mohuar në këtë mënyrë që të ketë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarje.