AKTUALITET, 5 Korrik 2023, 08:30

Temperatura konstante dhe vranësira gjatë mesditës, parashikimi i motit për sot

Temperatura konstante dhe vranësira gjatë mesditës, parashikimi i

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike si rezultat i pranisë së masave ajrore të lagështa. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët me shtim vranësirash mesatare deri të dendura nga orët e mesditës.

Në zonat malore të territorit këto vranësira do të shoqërohen me reshje. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era do të fryjë me shpejtësi 10m/s. 

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 18 deri 28°C, në zonat e ulëta 19 deri 33°C, në zonat bregdetare 23 deri 30°C.