AKTUALITET, 3 Prill 2023, 21:16

"Të ketë rrjedhur Putini që të paguajë Monikën?!"/ Rakipi pyet Kryemadhin për paratë ruse. Deputetja: Më sulmon Erion Veliaj

"Të ketë rrjedhur Putini që të paguajë

Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku adresoi akuzat e mediave dhe Partisë Socialiste, se ka marrë para ruse nga biznesmenë të lidhur me Vladimir Putin. 

Kryemadhi tha se të dhënat e publikuara në Top Channel, janë të falsifikuara dhe kjo faktohet nga dokumentat që nuk mbajnë firmën e saj. 

Kryemadhi deklaroi se do të padisë televizionin që publikoi materialet. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Ylli Rakipi: Që Rusia dhe Putini janë në gjendje të keqe kjo dihet, por që Putini të ketë rrjedhur deri në këtë shkallë, sa ti japë para Monika Kryemadhit dhe akoma më rëndë, Lul Bashës, është shumë e pakonceptueshme. Hall të madh duhet të ketë Rusia këto kohë…
Zonja Kryemadhi, ju politikanët të vrisni për lekë, por që Putini të të ketë dhënë ty pesë mijë euro...

Monika Kryemadhi: Kush janë ata dy persona? Kë përfaqësojnë ata? Ja kë përfaqësojnë ata, Erion Veliajn. Deklaratat e tyre vijnë si rezultat i kësaj firmës për inceneratorët. 

Ylli Rakipi: Edhe ju përfaqësoni Belindin…

Monika Kryemadhi: Po më gjete mua firmë të Belindit për inceneratorin, unë iki. Firma e Veliajt ka ndryshuar fatin e inceneratorit. 

Ylli Rakipi: Pra ju jeni duke thënë se sulmi mbi ju është politik?

Monika Kryemadhi: Më vjen për të qeshur, më vjen edhe keq për ta. Përdoren si kavje. Top Channel është përdorur si pushkë në dorën e Edi Ramës. Është një shpifje e rëndomtë, është edhe një shantazh politik që ushtrohet ndaj meje.

Ylli Rakipi: Zonja Kryemadhi, televizioni Top Channel ka publikuar disa dokumenta, që tregojnë se në një llogari offshore me emrin tuaj, kanë mbërritur shuma të ndryshme parash. Konkretisht: Në 12 shkurt 2017, në këtë llogari mbërriti një pagesë prej 5,350 euro nga kompania Holdem. Më 23 maj të vitit 2018 mbërritën edhe 13,500 euro po nga kompania Holdem. Gjithashtu nga një llogari me emrin tuaj në Credit Agricole Sa në Zyrih,u dërgua një shumë prej 8,374 euro drejt kompanisë Vradus Holdings në Qipro.
Pretendimi është se këto kompani janë të lidhur me njerëz që sponsorizojnë Putinin.

Monika Kryemadhi: Të gjitha këto janë shtypur me kompjuter. Shihni ndonjë firmë timen këtu? Të njëjtën gjë që shihni sot, e njëjta gjë ka përdorur Aleksandër Vucic ndaj kundërshtarit. Janë falsifikime të bëra nga një kompani izraelite nga Tal Hanan. Është person në kërkim nga vendet partnere, sepse ka vendosur regjime autokratike duke përdorur këto falsifikime. Është sulmuar me fake account të bankave. Ju e dini dashurinë e Ramës me Vuçiç. E dini që kanë përdorur të njëjtën kompani izraelite në zgjedhje? Dua t’ju theksoj se personi në fjalë, është në kërkim në SHBA për destabilitet që ka krijuar, për vendosjen e regjimeve autokratike. Tani kjo gjë nuk më intereson, sepse nuk do të merrem. Do të merren avokatët me televizionin Top Channel. Do të kenë padi penale për shpifje dhe shantazh.

"Të ketë rrjedhur Putini që të paguajë

"Të ketë rrjedhur Putini që të paguajë