AKTUALITET, 7 Gusht 2024, 16:52

Spiropali takim me ambasadorin Bocci: Italia, avokate e Shqipërisë për anëtarësimin në BE

Spiropali takim me ambasadorin Bocci: Italia, avokate e Shqipërisë

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali ka pritur sot në një takim ambasadorin italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Ambasadori Bucci e ka uruar Spiropalin për zgjedhjen e saj në detyrën e lartë të kryetares të Kuvendit të Shqipërisë dhe e garantoi për vazhdimësinë e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit.
Spiropali deklaroi se “Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes Shqipërisë dhe Italisë mbështetet në marrëdhëniet miqësore tradicionale mes dy popujve tanë. Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve”.

Postimi i Spiropalit:
Takim i ngrohtë e miqësor me Ambasadorin e Italisë, z.Fabrizio Bucci. Ju faleminderit, z. Ambasador, për urimet me rastin e zgjedhjes sime Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Mirënjohje për nxitjen e partneritetit strategjik, marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit të Italisë.

Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mbështetet në marrëdhëniet miqësore historike mes dy popujve tanë. Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve. Aktualisht të dy vendet janë në një moment të rëndësishëm, intensiv dhe të veçantë bashkëpunimi. Pas ratifikimit nga Kuvendi, po fillon zbatimi i marrëveshjes së sigurimeve shoqërore, prej nga përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë në dhe mbi 4 mijë italianë në . Fillimi i zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit mes dy qeverive për emigrantët, është jo vetëm një gjest humanizmi, por një ndikim i Shqipërisë në sistemin global të emigracionit, në të cilin gjatë tre dekadave kemi pasur një pozitë vulnerabël dhe tashmë po shndërrohemi në një shtet kontribuues.

Mbështetja e Italisë për Kosovën, për pranimin e saj në Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, do të vijojë. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë të bashkëpunojnë e kontribuojnë për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon, Europë e më gjerë.