TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fieri është një nga vatrat e shpërthimit të sëmundjes së Etheve të Nilit në Shqipëri. Tre pacientë të moshës nga 50 deri në 60 vjeç janë konfirmuar javën e parë të gushtit ndërsa për dy të tjerë priten përgjigjet e analizave. Të pesë pacientët pas mjekimi në spitalin e Fierit janë dërguar për trajtim më të specializuar në spitalin Infektiv.
Transmetues i sëmundjes është një lloj i veçantë mushkonje. Për këtë arsye specialistët e shëndetit publik i bëjnë thirrje Bashkisë së Fierit të pastrojë kanalet vaditëse.
Ndërkohë dezinfektim në Fier sipas shefes së shërbimit epidemiologjik po kryhet jo vetëm në vatrat ku u shfaq infeksioni, por në të gjitha territoret që shërbejnë si habitate për mushkonjat.