AKTUALITET, 9 Dhjetor 2023, 14:35

Shkrumbohet makina në aksin ‘Fier-Fermë-Çlirim’, çfarë thotë policia

Shkrumbohet makina në aksin ‘Fier-Fermë-Çlirim’,

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flaket pak minuta më parë në aksin ‘Fier- Fermë-Çlirim’, teksa fatmirësisht pasagjeri nuk ka pësuar lëndime. 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë efektivët zjarrfikës të cilët kanë bere të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë që automjeti është shkrumbuar totalisht, drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka dalë menjëherë duke i shpëtuar rrezikut.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një direkt elektrik. Djegia e makinës ka shkaktuar radhë të gjatë automjetesh për shkak të bllokimit të qarkullimit.