AKTUALITET, 20 Tetor 2023, 08:52

Sherr masiv në rrugët e Tiranës, tifozët përplasen pas derbit (VIDEO)

Sherr masiv në rrugët e Tiranës, tifozët përplasen pas

Përleshje të dhunshme janë regjistruar në rrugët e kryeqytetit, pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tirana, teksa të dy grupet e tifozëve janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar një kaos të vërtetë.  


Ngjarjet e shëmtuara janë regjistruar jo shumë larg ambienteve të “Air Albania”, teksa gjatë daljes nga stadiumi, teksa tifozët po drejtoheshin drejt banesave të tyre, ka pasur përleshje masive. U desh ndërhyrja e policisë për të shmangur degradimin e situatës, teksa bëhet me dije se janë arrestuar edhe disa tifozë.