AKTUALITET, 5 Dhjetor 2022, 16:34

Samiti i BE në Tiranë, zbardhet axhenda, Rama konferencë me Von der Leyen dhe Michel

Samiti i BE në Tiranë, zbardhet axhenda, Rama konferencë me Von

Ditën e nesërme (e martë, 6 dhjetor) do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Në orën 09:30 pritet të mbërrijnë liderët europianë, ndërsa 30 minuta më vonë do të firmoset marrëveshja roaming.

Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15.

Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Axhenda:

MBËRRITJA E LIDERËVE 09:30
FIRMOSJA E MARRËVESHJES ROAMING 10:00
VIJON MBËRRITJA E LIDERËVE TË TJERË 10:15

11:00 SEANCA PLENARE (I)
11:45 FOTO FAMILJARE
12:15 SEANCA PLENARE

14:30 (II) KONFERENCA E LIDERËVE (Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama).

Samiti i BE në Tiranë, zbardhet axhenda, Rama konferencë me Von