AKTUALITET, 13 Janar 2022, 13:52

"Shkrirje e mercenarëve me narkobanditët me uniformë"/ Sali Berisha flet për mediat pas daljes nga prokuroria

"Shkrirje e mercenarëve me narkobanditët me uniformë"/

Ish kryeministri Sali Berisha, ka qenë i thirrur në prokurori, për të dhënë deklaratën e tij, lidhur me protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, ku pati thyerje të xhamave, dyerve nga protestuesit dhe dhunë nga njerëz brenda selisë ndaj protestuesve. 

Berisha tha se në prokurori ka folur për ngjarjet në PD dhe rrethimin e Bashës nga "banditë dhe vrasës". 

"Në deklaratën time theksova se, për çdo shqiptar, për cdo mik dhe partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal, në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësisht, fondamentalistësh.

Kjo përbën momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një, të narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

Ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal, ishte i gatshëm të shuante ndërtesën, për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty dhe duhet ta dini, shkoni ta pyesni Erion Velinë, se të gjithë të dhënave të mia, dëshmojnë se pronarët i kanë thënë se jemi marrë vesh me Lul Bravën.

Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip. Shndërroi selinë e PD, në një seli që nuk ekziston kund tjetër.

PD do të dorëzojë çdo informacion, që mbledh për këtë grup mercenerësh, vrasësish, trafikantësh. Emra konkretë i keni të publikuar në Facebook-un tim. 

Momenti që një seli partie, qëndronte e pushtuar me banditë, tregonte se çfarë ndodh në narkoshtet.

Çështja tjetër që shtrova me forcë, si ka mundësi që të njëjtat armë që përdorte narko policia e Ramës, përdorte banda e Lulzim Bravës?

Ishte dëshmi e një shkrirje të grupit të mercenarëve me narkobanditët me uniformë", tha Berisha.