AKTUALITET, 29 Nëntor 2021, 17:45

Reshjet e dendura të shiut, ARRSH: Këto janë disa prej akseve problematike

Reshjet e dendura të shiut, ARRSH: Këto janë disa prej akseve
Foto ilustruese

Reshjet intensive  të  shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme nw qarkullim si dhe bllokim në disa akse rrugore rrugore në vend.

Autoriteti Rrugor Shqiptar  bën me dije se  moti i keq ka shkaktuar  rënie gurësh, drurë, si dhe materiale inerte në rrugë.

Disa prej akseve më problematike janë:

Bajram Curri–Valbonë

Kukës–Ura e Zapodit

Kukës–Bushtricë

Elbasan-Gjinar

Librazhd-Steblevë

Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi

Librazhd–Përrenjas

Elbasan–Qafë Thanë dhe Llogaraja.

Rënie inertesh në rrugë ka pasur edhe në Kukës ku tashmë kanë nisur edhe reshjet e para të borës. Probleme janë konstatuar në Novosej, Shishtavec, Borje e Topojan. Prefekti i Kukësit thekson se janë marrë masat për të shmangur bllokimin e qarkullimit në këtë qark .

Bora ka nisur edhe në Dardhë. Ndërsa mjetet borëpastruese kanë filluar shpërndarjen e kripës për të shmangur problemet në qarkullim.

Përmbytje, erozion dhe bllokim rrugësh janë konstatuar edhe në Polis të Librazhdit. Prurjet e shumta të Lumit Gostimë kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës duke shkaktuar bllokimin e  fshatrave Polis Sheh dhe Fushë Bullë. Banorët ankohen se kanë mbetur të bllokuar

Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme edhe në Bashkinë e Gjirokastrës. Dalja nga shtrati i përroit të Lënxës ka krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të  fshatit Lazarat.

Më problematike  situata paraqitet në  aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rena nga lartësitë si pasoje e shirave, kanë krijuar bllokimin e rrugës. Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.