TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reporterët pa Kufij (RSF) publikuan të mërkurën (22 qershor) një raport me prova që tregonin se fotoreporteri ukrainas Maks Levin, shoku dhe truproja e tij u ekzekutuan nga ushtarë rusë në një pyll afër Kievit, dyshohet pasi u morën në pyetje dhe madje u torturuan, shkruan Euractiv.
RSF publikoi raportin e tyre pas një vizite në Ukrainë nga 24 maj deri më 3 qershor për të hetuar vrasjen e Levin dhe mikut të tij, ushtarit Oleksiy Chernyshov, trupat e të cileve u gjetën më 1 prill në një pyll afër Moshchun, një fshat 20 km në veri të Kiev. Ata ishin vrarë më 13 mars.
RSF dërgoi dy hetues për të mbledhur prova dhe për të kërkuar të dhëna dhe arritën në përfundimin se Levin dhe Chernyshov u ekzekutuan me gjakftohtësi.
Sipas RSF, provat kundër forcave ruse janë të shumta.
Maks Levin është një nga tetë gazetarët që janë vrarë gjatë punës së tyre që nga fillimi i luftës në Ukrainë.