TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një pjesë e refugjatëve afganë të strehuar në Shëngjin, janë ngritur në protestë pasi një nga pesë organizatat që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri, nuk ka paguar detyrimet e hotelit ku ata qëndrojnë që prej muajit janar 2022.
Të frikësuar se çfarë do të bëhet me ta, ata kërkojnë që të gjendet zgjidhje.
Administratori i resortit ku janë të vendosur afganët, Bledar Shima thotë se deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje por se po ndërhyn dhe qeveria.
“Kemi një problem financiar me një prej fondacioneve dhe po bashkëpunojmë të gjejmë një rrugë të përbashkët për kryerjen e pagesës. Nuk kemi marrë vendim për ti nxjerrë forcërisht ose për ti dëbuar nga resorti. Pagesat nuk janë kryer që nga janari. Po diskutohet pjesa e pagesës. Është futur dhe qeveria në negociata” tregon ai.
Administratori thotë se janë rreth 80 dhoma, dhe 348 shtetas afganë të cilët janë strehuar në këtë resort.