AKTUALITET, 12 Qershor 2025, 23:11

“Rrezikon të rrijë sërish në burg”, analistët kundër burgimit të Metës: Iu godit ashpër karriera

“Rrezikon të rrijë sërish në burg”,

Analistët e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ngritën pikëpyetje lidhur me zgjatjen e hetimeve nga SPAK ndaj Ilir Metës dhe vijimin e qëndrimit të tij në burg. 

Biseda

Andi Tela: Prokuroria ka 6 vite duke hetuar këtë çështje. Tani e kanë në burg dhe pretendimi që presin një akt financiar dhe ta mbash Metën në burg, nuk ka arsye, përveç statistikë të nevojshëm, përfshirë pasaportën europiane. Nuk ka pse rri në burg. Mund të rrinte arrest shtëpie ose gjendje të lirë. Nëse do të kemi proces gjyqësor, dhe rrezikon të rrijë sërish në burg.

Baton Haxhiu: Raporti i KE që nuk është publik ende ishte i ashpër për SPAK, për arsye se realisht kritikon SPAK se ka hyrë në një proces ku nuk po dënohen dhe nuk përfundojnë proceset. Komisioni kritikon SPAK për vonesa, koketim me njerëzit e politikës dhe shpërdorim të detyrës duke vonuar procese, duke mos konkretizuar për çfarë janë thirrur. Kritika e parë e atyre që e financojnë drejtohet nga SPAK. Ndaj mendoj se asnjë prej këtyre që mbahen të arrestuar, nuk mund të presë lirinë duke marrë parasysh këtë kritikë nga KE.

Mentor Nazarko: Mendoj se është e shpërpjestuar kjo masa e sigurisë se me qëndrimin me arrest me burg, me tre akuzat që i janë bërë, karriera e tij ka marrë goditje të madhe dhe nuk shoh se si qëndrimi i tij në arrest shtëpiak apo në liri, do të çonte në arratisje apo në intimidim të dëshmitarëve dhe SPAK duhet të na sqarojë pse ish-presidenti vazhdon të mbahet në burg.