AKTUALITET, 12 Shtator 2022, 21:41

Pse nuk jeni koordinuar me PD-në për protestën? Meta flet për pikëpyetjet mbi aleancën me Sali Berishën

Pse nuk jeni koordinuar me PD-në për protestën? Meta flet
Sali Berisha dhe Ilir Meta

Ilir Meta thotë se protesta e nesërme e organizuar nga Partia e Lirisë te inceneratori i Tiranës, është e hapur për të gjithë, por pranoi se nuk ësthë organizuar sëbashku me PD-në. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Meta u pyet për aleancën me Berishën dhe pse  opozita nuk arriti dot të koordinojë as protestën e parë.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Përse PD nuk është organizatore bashkë me ju e protestës te inceneratori i Tiranës?

Ilir Meta: Dikush duhet të marrë iniciativën. Kemi patur prioritet këtë çështje me fakte dhe me prova. Aty vidhen paratë e taksapaguesve të Tiranës. Funksionon si një aferë kriminale. Është çështje shumë e rëndësishme. Është prioritet për ne. Ne vijojmë me këtë iniciativë, është e hapur për të gjithë qytetarët që e kanë këtë ndjeshmëri.

Ylli Rakipi: Çfarë aleance keni ju me zotin Bersisha. Duket sikur keni një xhelozi për protagonizëm se kush do ta ketë kreun e opozitës.

Ilir Meta: Unë jam kryetar i PL. Për këtë cështje, jemi shprehur të hapur të bisedojmë me çdo grup interesi dhe parti. Kemi axhendën tonë. Jemi të hapur për të koordinuar edhe me PD dhe forcat e tjera. Nuk ka vend për të shpikur diferenca apo protagonizmë.

Ylli Rakipi: Relacioni juaj me Berishën ku është?

Ilir Meta: Raporti me PD është ky që thashë, raporti me zotin Berisha është korrekt.

Enton Abilekaj: Ju keni thënë që do të koordinoheni me PD. Tek kjo protesta e parë dolët që nuk jeni të koordinuar.

Ilir Meta: Është iniciativa jonë sepse ne kemi denoncuar aferën e inceneratorëve.

Neritan Sejamini: Është krijuar një klishe në Shqipëri që opozita duhet të jetë e bashkuar. Opozita është opozitë, ne kemi nevojë për pluralizëm edhe në opozitë. Nuk ka asgjë të keqe që partitë politike të ndjekin edhe rrugën e vetë.

*Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar këtu