TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që na ndajnë vetëm pak orë nga protesta e paralajmëruar nga opozita, duket se janë marrë masat e para sa i përket sigurisë.
Kauza e protestës bazohet në thirrjen për mosbindje civile, një kërkesë e përsëritur nga PD që shpreson të mobilizojë një numër të madh njerëzish për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Mëngjesin e sotëm, për të siguruar rendin gjatë protestës, janë fortifikuar dyert kryesore të Kryeministrisë.
Sakaq, burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama është rikthyer sot në detyrë pas operacionit që ka kryer, por ende nuk ka planifikuar aktivitete publike.
Pritet që rreth 1500 forca të Policisë së Shtetit, përfshirë ato të rendit, FNSH dhe Shqiponja, të jenë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.