AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 10:36

Opozita në protestë/ Zbardhet porosia e drejtorit të Policisë për shefat e komisariateve: Mos u provokoni! Kujdes personat me precedentë

Opozita në protestë/ Zbardhet porosia e drejtorit të

Është zbardhur porosia e drejtorit të ri Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për shefat e Komisariateve dhe Drejtorit Vendore të Policisë Tiranë për protestën e sotme të thirrur nga Partia Demokratike.

Ilir Proga mësohet se u ka kërkuar që të mos provokohen nga protestuesit, ndërsa ndërhyrjet duhet të jenë vetëm në rast nevojë.

Gjithashtu u ka bërë thirrje që të ruajnë qetësinë dhe godinat e institucioneve, si edhe të kenë kujdes me personat që kanë precedentë penale, të cilët duhet të mbahen në vëzhgim.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Nderhyrjet te jene te minimizuara vetem ne raste nevoje, mos të krijohen perplasje te provokuara. Ruani qetesine dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave qe kane precedentë te mbahen nen vezhgim.

Te filmohen dhe dokumentohen te gjitha veprimet e dhunshme dhe te jashteligjshme”, ka qenë porosia e drejtorit të Policisë, Ilir Proda.