AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 14:16

Përplasjet te Parlamenti, 20 qytetarë të shoqëruar në polici dhe 9 efektivë me lëndime dërgohen në spital

Përplasjet te Parlamenti, 20 qytetarë të shoqëruar në

Pas largimit me shpejtësi të deputetëve dhe ministrave të mazhorancës nën mbrojtjen e forcave të rendit, vjen edhe bilanci i parë i asaj që u shndërrua në një përplasje të dhunshme përpara Parlamentit.

Përplasjet e dhunshme, përdorimi i sprejit lotësjellës dhe hedhja e ujit me presion nga autobotët kanë lënë pas pasoja nga të dyja palët.

Burime bëjnë me dije se deri më tani Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariate 20 protestues.

Nga ana tjetër, përleshjet fizike kanë sjellë edhe dëmtimin e uniformave blu. Aktualisht, 9 efektivë policie janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.