TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata para parlamentit është tensionuar, pasi policia hodhi gaz lotsjellës, ujë dhe spraj për të shpërndarë protestuesit.
Qëllimi mesa duket ka qenë që të zmbrapseshin protestuesit që deputetët dhe ministrat të dalin nga Parlamenti.
Ndërhyrja erdhi pasi një grup protestuesish u afruan pranë kordonit të policisë, duke shkaktuar përplasje dhe shtyrje me efektivët e rendit.
Pas përdorimit të sprajit irritues dhe gazit lotsjellës, një pjesë e protestuesve u tërhoqën përkohësisht. Në këto momente makinat e deputetëve dhe ministrave kanë dalë nga parlamenti.
Ndërkohë forcat e rendit kanë shoqëruar disa persona.
Rritet numri i personave të shoqëruar apo ndaluar nga Policia e Shtetit për protestën para Parlamentit ditën e sotme.

Ka shkuar mbi nëntë numri i tyre, teksa më i fundit, siç shihet edhe në foto, është aktivisti Altin Goxhaj.

Ai u pa teksa mbahej nga disa efektivë prej krahësh i prangosur, menjëherë pas përplasjeve mes protestuesve dhe uniformave blu. Goxhaj mbante në fytyrë edhe syze të mëdha mbrojtëse ndaj sprajit për të mbrojtur sytë.

Numri i të shoqëruarve mësohet se është më i lartë.

Nga ana tjetër Policia nuk kurseu sprajin me piper, gazin lotsjellës dhe topat e ujit në drejtim të tyre, teksa protestuesit krijuan barrikada me gardh metalik apo kazanë mbeturinash.
