TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mazhoranca dhe opozita pas dështimit disa herë të Komisionit Hetimor për Shëndetësinë kanë arritur “paqen” mes tyre duke u dakordësuar për shumicën e gjërave duke nisur nga lista e dëshmitarëve.
Gjatë takimit në Komisionin Hetimor, zvkryetari Plarent Ndreca u shpreh se për arritjen e dakordësisë i ka ndihmuar mbledhja e Kryesisë.
Ai u shpreh se, pavarësisht mosmarrëveshje me opozitës, nuk kanë humbur kohë dhe se janë brenda afateve për të dorëzuar në datën 31 korrik raportin nga Komisioni.
Plarent Ndreca: “E vërteta është që na ka ndihmuar mbledhja e Kryesisë për ta bërë më eficente punës. Kemi rëndë dakord për shumicën e gjërave, për listën e dëshmitarëve. Ne dje kemi dakordësuar 80% të listës së dëshmitarëve. Do të na duhet punë intensive, por në ndryshim nga kryetarja mendoj se nuk kemi humbur shumë kohë, kemi kohë, kemi edhe 2 muaj që na presin, Besoj jemi brenda afateve për të respektuar edhe datën 31 korrik që do të jeta data ku do të kemi një raport nga Komisioni.
Mendoj takimin duhet ta lëmë tek Kryesia, në mënyrë që t’i njoftojmë për ditën tjetër përsa kohë që kemi miratuar edhe kalendarin e vizitave. Është mënyra më e mirë për ta vijuar punën. pasi të kemi marrë edhe informacion institucioneve siç kemi kërkuar atëherë kemi edhe kushtet për ti bërë pyetet dëshmitarëve sepse ne presim të marrim informacione."
Albana Vokshi: "Duhet ta mbyll këtë mbledhje, duke ju njoftuar se të hënën që vjen do të mblidhet kryesia e vogël e Komisionit dhe do t’ju njoftojmë për mbledhjen e radhës. Do t’ju japim informacion më të detajuar për vizitat në terren.”