AKTUALITET, 21 Maj 2024, 10:08

Mazhoranca dhe opozita “paqe” në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi! Dy javë vëzhgim në disa qytete në terren! Ja data kur do të fillojnë seancat dëgjimore

Mazhoranca dhe opozita “paqe” në Komisionin Hetimor për

Pas shumë mbledhjesh me debate dhe tensione, sot opozita dhe mazhoranca kanë zhbllokuar punën në Komisionin Hetimor për PPP në Shëndetësi.

Palët kanë rënë dakord për planin e punës për dy javët e ardhshme, të cilat do të fokusohen në vëzhgimin e punës në terren për të parë si funksionojnë koncesionet për sterilizimin dhe check up.

Vizitat në terren do të jenë në Shkodër, Vlore, Durres dhe Lushnje.

Po ashtu me konsensus u vendos që seancat dëgjimore do të nisin në datën 3 qershor.

Vokshi: “Propozohet që ditën e premte, të bëhet një vizitë në Durrës në spitalin e Durrësit dhe më tej do të vendosim për vizita në një ose dy qendra shëndetësore apo në një laborator. E gjithë dita do të fokusohet në Durrës për të verifikuar qoftë pjesën e sterilizimit në Spital, por edhe për të parë si funksionon koncesioni i check up.

Për javën e dytë meqë është një javë që presim informacione, sugjerojmë që ditën e martë të bëhet një vizitë tek spitali i Traumës. Po ashtu do të diskutojmë nëse do të vizitojmë në të njëjtën rrugë një qendër shëndetësore dhe mbase një laborator.

Për ditën e premte, është bërë propozimi që të kemi një vizitë në Veri, një në Shqipërinë e mesme dhe një në jug. Për veri të shkohet në Shkodër, në Vlorë dhe në Lushnje një ndalesë.

Në fund të javës që vjen shpresoj ti kemi ezauruar dhe javës tjetër do të fillojmë me dëgjesat.”