TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje këtë mesditë të gjithë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në të gjithë vendin, një ditë përpara Kuvendit të thirrur nga ish-lideri i demokratëve Sali Berisha.
Basha nuk ka thirrur në mbledhje kryetarët e degëve që kanë dalë pro Kuvendit të thirrur nga Berisha, duke i përjashtuar në njëfarë mënyre nga mbledhjet e partisë.
Më konkretisht ata janë kreu i PD-së në Vlorë- Genc Deromemaj, kreu i PD-së në Kukës- Arif Rexhmati , Devoll- Arben Miza , Paskuqan- Anton Pjeternikaj, Fushë-Krujë- Agron Loka, Dega 6 në Tiranë Dashnor Visha, Shijak- Rezart Tusha, Gjirokastër- Dashnor Aliko, Besnik Fucia- Kashar dhe kryetari i dehës 1 në Tiranë Fetah Hasanaj.
Kuvendi i Berishës do të mbahet nesër duke nisur nga ora 10:00 në stadiumin Air Albania, dhe një nga ndryshimet që do të bëhet në statut, sipas nismëtarëve, është edhe shkarkimi i kryetarit në rast se humb zgjedhjet parlamentare, nen ky i propozuar dhe nga vetë Lulzim Basha.