AKTUALITET, 15 Gusht 2025, 20:25

Nga qelia, drejt lirisë/ I dënuari në burgun e Shkodrës lë pas një pikturë me një mesazh të veçantë (Foto)

Nga qelia, drejt lirisë/ I dënuari në burgun e Shkodrës

Vetëm dy ditë para se të mbyllte dënimin, një shtetas francez në IEVP Shkodër dorëzoi “çelësat e burgut” dhe la pas një dhuratë që do të mbetet përgjithmonë, një pikturë e mbushur me simbole të forta për drejtësinë, shpresën dhe jetën.

Ai zgjodhi të pikturonte ambientin ku takohen shtetasit në konflikt me ligjin me avokatin, një “hartë mendore” ku retë, peshoret, ndërtesat, minaret, zemrat dhe yjet flasin për rrugëtimin e tij mes kulturave, ndjesinë e afërsisë me botën jashtë dhe ëndrrën për një fillim të ri.

“Ky moment nuk është thjesht mbyllja e një dënimi, por hapja e një faqeje të re me më shumë dashuri për jetën dhe lirinë. I urojmë S.B. të kthehet pranë familjes dhe shoqërisë së tij me paqe në zemër dhe dritë në sy”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i burgjeve.

Nga qelia, drejt lirisë/ I dënuari në burgun e Shkodrës