AKTUALITET, 5 Dhjetor 2025, 22:41

Nga Marisa Lino tek Arvizu, Bushati nxjerr foton me ish-ambasadorët amerikanë në ceremoninë e Pavarësisë: Mirënjohje për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë!

Nga Marisa Lino tek Arvizu, Bushati nxjerr foton me ish-ambasadorët

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, ka ndarë disa foto dhe një mesazh falënderues pas pritjes së organizuar nga ambasada shqiptare në Uashington, me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë.

Bushati u shpreh mirënjohje ish-ambasadorëve amerikanë në Tiranë — Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu — për kontributin e tyre në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë.

Nga Marisa Lino tek Arvizu, Bushati nxjerr foton me ish-ambasadorëtNga Marisa Lino tek Arvizu, Bushati nxjerr foton me ish-ambasadorët

Ai theksoi se ishte një kënaqësi t’i kishte të pranishëm në këtë ceremoni të veçantë, ku mori pjesë edhe komuniteti shqiptar në Uashington, duke nënvizuar se prania e tyre dëshmon për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin afatgjatë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"#Mirënjohje për ish-ambasadorët e USA në Shqipëri : Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, në mbështetjen e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një miqësie të veçantë mes dy popujve tanë.
Ishte kënaqësi e veçantë për mua t’i prisja në ceremoninë e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe t’u shprehja edhe një herë falenderime për gjithçka kanë bërë për vendin tonë.
Prania e tyre, përkrah komunitetit shqiptar në Uashington, e pasuroi këtë moment të rëndësishëm dhe dëshmoi edhe një herë vazhdimësinë e miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shkruan Bushati. 

Nga Marisa Lino tek Arvizu, Bushati nxjerr foton me ish-ambasadorët

#Mirënjohje për ish-ambasadorët e USA???????? në Shqipëri????????: Marcie B. Ries, Marisa R. Lino, Yuri Kim dhe Alexander Arvizu, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, në mbështetjen e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një miqësie të veçantë mes dy popujve tanë. Ishte kënaqësi e veçantë për mua t’i prisja në ceremoninë e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, dhe t’u shprehja edhe një herë falenderime për gjithçka kanë bërë për vendin tonë. Prania e tyre, përkrah komunitetit shqiptar në Uashington, e pasuroi këtë moment të rëndësishëm dhe dëshmoi edhe një herë vazhdimësinë e miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ????????????????????