TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se negociatat me Bashkimin Evropian janë bllokuar për shkak të skandaleve të Belinda Ballukut, për të cilën PS nuk pranoi t’i heqë imunitetin edhe pse në hetim nga SPAK.
Në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, kreu i qeverisë foli për rolin e rëndësishëm që ka pasur administrata në procesin integrues, por theksoi se BE është stërvitur me dekada për t’ia nxirë jetën cdo vendi që kërkon të bëhet anëtar.
Kreu i qeverisë deklaroi se ‘negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por janë një proces testimi dhe provimi i vazhdueshëm’.
“Pala tjetër është stërvitur me dekada për t’ia nxirë jetën vendeve që janë ulur në atë tryezë vendeve që janë ulur në atë tryezë për t’u bërë anëtarë të BE, për t’ia nxirë jetën në kuptimin e plotë të fjalës, duke kërkuar llogari në detaje në çdo sektor.
Dhe kur ajo palë shpreh ato vlerësime atëherë vërtet në kemi arsye të jemi shumë të inkurajuar dhe besimplotë se kemi mundësi të ndërtojmë një Shqipëri me administratë të standardeve evropiane.
Flitet lart e poshtë se negociatat janë bllokuar, kjo është e pavërtetë. Negociatat nuk janë një shëtitje në lëndinë, por janë një proces testimi dhe provimi i vazhdueshëm.
Ky provim është një provim kyç, por nuk ka zero motiv për të folur për bllokim për pengim. Jemi sipas axhendës së përcaktuar. Prilli është muaj i diskutimeve intensive”, deklaroi Rama.