AKTUALITET, 7 Prill 2026, 13:02

VIDEO/ Punësimi në sektorin publik, Rama i pranishëm në prezantimin e portalit: Ofron shumë mundësi! Ibrahimaj: Standardizojmë rekrutimin e administratës

VIDEO/ Punësimi në sektorin publik, Rama i pranishëm në

Kryeministri Edi Rama ndodhet i pranishëm në prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik përmes portalit puna.gov.al.

Çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik.

“Është një hap i rëndësishëm sepse krijon më shumë transparencë, ndërveprim mes individit në kërkim të një mundësie dhe shtetit që ka nevojë, prandaj i jep këto mundësi.

Nga ana tjetër, përfshin për herë të parë një pasqyrë ku të gjitha mundësitë janë të ekspozuara”, u shpreh Rama.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se qëllimi është standardizimi i punësimit të administratës. Të interesuarit kanë 7 ditë afat për të aplikuar për vendin e punës që duan dhe aty mund të gjejnë edhe rezultatin.

“Qëllimi është të standardizojmë mënyrën si rekrutohet dhe çdo entitet i administratës publike është detyruar tashmë të publikojë të dhënat e veta. Prej 2 muajsh kemi marrë një vendim që institucionet të publikojnë të dhënat e veta në këtë portal. Çdo person ka 7 ditë për të aplikuar dhe rezultati do të jetë i publikuar në portal”, tha Ibrahimaj.

Adea Pirdeni, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin tha se sfida kryesore është sigurimi i kapaciteteve njeëzore.

"Sfida jonë kryesore mbetet sigurimi i kapaciteteve njerëzore. Sfida kryesore është anëtarësimi në BE dhe e vendosur në procesin e megastrukturës që vijon, negociatat. Administrata publike mbetet një mundësi punësimi prioritare për brezat e rinj", tha Pirdeni.