AKTUALITET, 15 Tetor 2022, 11:42

"Na jepni miratimin tuaj!"/Studiuesja nxjerr shkresën e kryetarit të Akademisë së Shkencave për të marrë anëtarë të rinj: Njëlloj edhe sot

"Na jepni miratimin tuaj!"/Studiuesja nxjerr shkresën e kryetarit
Ledi Shamku-Shkreli

Studiuesja Ledi Shamku-Shkreli, duke publikuar një shkresë të vitit 1988, ku kryetari i Akademisë së Shkencave i kërkonte leje Komitetit Qendror të PPSH-së pēr të pranuar anētarë të tjerë në Akademi të Shkencave, bëri një paralelizëm me situatën e sotme, kur thotë se drejtuesit e Akademisë së Shkencave enden zyrave të pushtetit duke u bërë biografitë studiuesve të ASA-s. Shkreli thotë se këto janë reminishenca nga e kaluara që do të dëmtojë punën akademike që nuk duhet të kontrollohet nga pushteti.

Postimi i Ledi Shamku-Shkreli

Kjo shkresë mban datën 5.12.1988. Kohë kur regjimi dukej se po soste. Kohë kur po gatitej të binte Muri i Berlinit. Kohë kur, si studentë këndonim mes nesh HERO të David Bowie dhe përgatiteshim shpirtërisht për Europën.

Kjo shkresë vjen pikërisht nga ajo kohë. Por është shumë më e vjetëruar edhe se vetë ajo kohë!

Cilat janë tri kumtet kryesore që shquhen në të:

1. Kumti i parë është se, i ndjeri Kryetar i Akademisë është I DETYRUAR t’i marrë leje KOMITETIT QENDROR pēr të pranuar anētarë të tjerë në Akademi të Shkencave. Pra me pak fjalë, nqs Partia dhe Komiteti Qendror nuk miraton një kandidature akademike, shkencëtari në fjale nuk pranohet. Pae? Thjesht: Se ai duhet te jape garanci për një shkencë të partishme dhe të trashëgojë VIJËN.

Jam rrënqethur duke e lexuar këtë shkresë!

KY ËSHTË KTHIMI PRAPA TE I CILI PO NA FTON SOT I PARI I AKADEMIZMËS KUR THOTË SE DUHET TË KTHEHEMI PRAPA PËR TË ECUR PARA?!

Te ky tmerr po kërkon ta ktheje shkencen Akademia e sidomos pjesen me delikate te saj, ALBANOLOGJINE, e cila e vuajti me shume se çdo tjeter imponimin e vijes.

E mesa duket, Paria e Akademizmës ka bash këtë model në kokë, kur endet zyrave të pushtetit duke u bërë biografitë studiuesve te ASA-s: “ky me ne, ai me ata! Ky i majte ai i djathtë! Le ta marrim ne në dorë këtë pluralizëm!l”.

E përsëris; IA NEVERIS MILITIANTIZMIN SOVJET POR EDHE E KUPTOJ QË S’DI NDRYSHE.

2. Kumti i dytë që vjen nga kjo shkresë është se edhe atëherë, sikundēr sot, në krye të listës qëndron i njejti njeri: KREU I TANISHËM I SHKENCIZMËS.

Janë ndërruar sisteme e toka ka ndërruar lisa, por ja që pas 34 vjetësh jemi po aty te po i njejti. Kjo mban thjesh era kënetë, veçse te kjo keneta e akademizmës nuk kalben kallama por liri e perparim europian. Ky kryesim ma bën të qartë edhe ”VIJËN AKADEMIKE”.

3. Kumti i tretë dhe po aq i keq, është se kryesuesi i listës propozohet si pjesë e Akademisë pasi ka kohë që ushtron postin e Ministrit (madje propozohet edhe zëvendësministri). Ja pra MODELI: Në njërën anë lypet leja nga Partia e nga Komiteti Qendror, nga ana tjetër lista kryesohet nga Pushteti. (Shtoj se për etikë e respekt e privatësi, kam fshirë anëtarët e tjere te listes propozuese)

Ndërkohë ASA, pasi e shpëtoi shkencën albanologjike nga dara e kesaj SHKENCIZME, ka shumë kohë që vetërregullohet si gjithë simotrat e saj në Europë e në botë: me zgjedhje të lira organike, me projekte e me meritë. Se për ne shkenca nuk ka Parti e Pushtet, por ka Shtet, dhe Shtetin e kemi në krah, me buxhet e me liri.

Jam e bindur që kjo liri e bezdis fort Parinë e Akademizmës. Nisur nga e mira, po dua t’i shëlboj e të mendoj se ndoshta as Paria nuk do donte të bezdisej nga LIRIA DHE ETIKA SHKENCORE EUROPIANE, por nuk mundet dot ndryshe. Siç e dëshmon edhe kjo shkresë e kohës së keqe, ata janë produkt i kohës së keqe, ndaj kaq dinë e duan: të riprodhojnë në Shkencë kohën e keqe. Kaq!

Këto tri kumte ogurzeza që vijnë nga kjo shkresë janë edhe frymëzimi për qëndresë.

Dhe qendrese ka me qenë!