TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përgjegjësja për marrëdhëniet me Mediat në Kryeminsitri, Manjola Hasa emërohet në krye të Agjencisë për Media dhe Informim (MIA).
Hasa ishte Koordinatore për të Drejtën e Informimit në MIA.
Në krye të MIA-s deri më tani ka qenë Alteo Hysi, i cili e mbante në këtë post në tetor të vitit 2023.
Gjatë mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 3” një ndër vendimet e para që u ndërmorën prej saj ishte krijimi i kësaj agjencie.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ravijëzonte se Agjencia për Mediat dhe Informimin, “do të garantojë transparencë” në lidhje me politikat, projektet apo problematikat që kanë të bëjnë me aktet e Këshillit të Ministrave e institucioneve përbërëse.
Kjo agjenci varet direkt nga Kryeministria dhe bën me dije institucioneve të qeverisjes vendore gjithçka që lidhet me qëndrimin e medias dhe publikut, mbi çështje me interes publik.