TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ikbale Sinani, e ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçarit që vrau kunatën e më pas dhe veten ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.
Ajo tha se i biri ishte shumë i qetë pasi kishte qëlluar për vdekje kunatën, ndërsa veten e vrau në oborrin e shtëpisë.
Mes dhimbjes ajo rrëfeu se nuk ka asnjë person të tretë të përfshirë në ngjarje pasi krimi në familje ndodhi brenda pak minutash.
“Nuk e di se ku e ka marrë armën. Ishte shumë i qetë pasi kishte vrarë Migenën. Landi e ka vrarë vetën në korridor.
S'e di ku shkoi më pas pistoletën. Nuk e ka bërë askush tjetër, e bëri Landi. Nuk më shkonte kurrë mendja se Landi do të vriste Migenën”- tha ajo.
Më tej ajo shtoi se 43-vjeçari prej kohësh nuk merrte medikamente, ndërsa tregoi dhe agjendën e të birit.
“Erjoni e donte shumë. Kishte kohë që nuk ishte vizituar. Refuzonte të merrte dhe medikamente.
Ai punonte prej kohësh që punonte në gomisteri. Ikte në mëngjes dhe vinte në 7, pastaj rrinte në shtëpi.
Të dielën dilte xhiro me biçikletë. Donte vetëm qetësi. Kishim dëshirë të bënim një shtëpi tamam. Erjonit i ka ardhur si bombë”- theksoi ajo.
Ndërsa Gëzim Sinani, babai i 43-vjeçarit Roland Sinani që vrau kunatën e më pas veten, tha për Euronews Albania se ai vetë nuk e ka lëvizur armën, e madje nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një armë.
“Absolutisht jo, unë jam i vjetër, kam bërë ushtri, kam bërë zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë nuk mund të lëvizja armën.
S'e dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza”, tha babai i Roland Sinanit.
Më herët është thënë se Roland Sinani ka qenë ushtar në forcat e armatosura, ndërsa pistoletën e kishte pa leje.
Arma e krimit u gjet disa metra larg trupit të viktimës dhe hetuesit kanë dyshime se është zhvendosur nga babai i autorit i cili mësohet se vuan nga skleroza.