TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini dhe gazetari Sokol Bregu kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, lidhur me krimin e organizuar shqiptarë në botë, veçanërisht kriminelët shqiptarë në Britaninë e Madhe, ku ka një numër të lartë të të burgosurve shqiptarë, duke u renditur të parët mes popullsive të huaja.
Sipas Sejaminit krimi shqiptar në botë është rritur dhe ka marrë përmasa shqetësuese, ndërsa Bregu deklaroi se në hierarkinë e krimit, nuk janë në nievelet më të larta.
Debati:
Sokol Bregu: Qasja ime niset nga mënyra statistikore e të parit të gjërave. Kudo thuhet se ne vendosim në tregjet botërore të drogës. Asnjë shqiptar nuk është në një mijë më të kërkuarit të FBI-së. As në një mijë të kërkuarit e DEA. Asnjë shqiptar nuk është as në një mijë të kërkuarit e policisë angleze. Ata që kërkohen janë kryesisht te trafiqet.
Neritan Sejamini: Ka një shqiptar në 10 më të kërkuarit e Europol, një Burreli, Aleks Burreli. Ka shqiptarë sa të duash edhe në SHBA ka.
Sokol Bregu: E ka çuar Shqipëria. Edhe Europol nuk ka lidhje, është për një vrasje të ndodhur në Qipro. Gjysma e shqiptarëve edhe në bazë të censusit ndodhen jashtë. Krimi do të ndahet në gjysmë.
Po sjell një fakt, BBC, përveçse në një rast ku e quan armik publik një shqiptar, i cili pa shkuar në Ekuador ishte në MB dhe ishte një shqetësim, Dritan Rexhepi, po të futesh në mediat më prstigjioze, është personazh që nuk ka lidhje me krimin e organizuar shqiptar tipikisht, është person që ka mundësi të bëhet në çdo moment një anëtar i krimit të organizuar kudo që banon.U largua nga MB në momentin që BBC nxorri foton e tij dhe i bënë thirrje komunitetit që është person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore. Ne mund të kemi sot me qindra dhe me mijëra shqiptarë të tjerë në Londër, foto e të cilit nuk është bërë ndonjëherë armik publik në këtë vend. Vetëm ai konsiderohet. Nisur nga ky fakt, duke parë edhe aktivitetin e tij jo vetëm të rëndë dhe të dhunshëm…
Andi Tela: Ne nuk po themi se shqiptarët janë maja e trafikut të drogës. Po themi që krimi me origjinë nga Shqipëria, me personazhe shqiptarë janë fuqizuar.
Neritan Sejamini: Janë agjencitë e specializuara, merr raportin e Europol, është i besueshëm? A është më i besueshëm ai se një artikull i BBC? Flasim se çfarë thotë. Shqipëria, është pikë kyçe e trafikut ndërkombëtar, bazë logjistike për të gjithë krimin në rajon dhe bazë logjistike për krimin në Evropë.
Thotë që organizatat kriminale shqiptare janë të përfshira në trafikun e heroinës nga Azia në Evropë dhe kanë arritur të bëjnë që nga Amerika Latine të vijnë në Shqipëri dhe pastaj në Evropë. Raporti Strategjia e luftës kundër trafikut i DASH, thotë të njëjtat gjëra. Te raporti thotë strukturat e policisë shqiptare janë të paafta të përballen me krimin, sepse sofistikimi i krimit shqiptar ka kapërcyer të gjithë kapcitetet e qeverise shqiptare, thotë që Shqipëria është vend kryesor i pastrimit të parave në botë, është në listën e DASH si vendet kryesore të pastrimit të parave. Pastaj raporti i agjencisë britanike për krimin serioz, thuhet që grupet shqiptare janë një nga tre grupet që kontrollojnë trafikun e kokainës në të gjithë Britaninë. Rrezikshmëria e tyre është e dalluar sepse janë brutalë, vrasës agresivë dhe përdorin metoda brutale, lidhjet klanore dhe farefisnore, prandaj janë të vështirë për t’u luftuar.
Sokol Bregu: Dhe mendon ti se policia britanike, numri një i të gjithë, që theu terrorizmin kudo në botë, armikun më të madh me miliarda, mori masat dhe nuk ka ndodhur asgjë. Londra është e gjitha Big Brother. Cili është shqetësimi? Në cilën pikë dalim ne këta që vendosim mbi Britaninë e Madhe?
Neritan Sejamini: Këto raportet janë letërsi?
Sokol Bregu: Duhet ti shohim me sy tjetër. Pjesa më e madhe e doganierëve të mbretëreshës, janë të korruptuar nga shqiptarët. Pjesa më e madhe në Birmingham, atje ku ndodh, po policët e korruptuar, janë të korruptuar dhe jo të inkriminuar. Korrupsion do të thotë, në mos e bën një shqiptar e bën një maroken apo haitian, unë nuk ta marr në makinën time të policisë drogën. Korrupsioni në polici është kudo. Çfarë ndodh në Hollandë?
Neritan Sejamini: Nuk po e kuptoj domethënien, cfarë po mundohesh të thuash? Që nuk është krimi shqiptar në Evropë krim serioz?
Sokol Bregu: Nuk po them këtë. Nuk jemi ne ata që na paraqesin mediat, në majën e krimit.
Neritan Sejamini: Nuk po flas fare për mediat, por për raportet e agjencive të specializuara.
Sokol Bregu: E nisa që shqiptarët janë në një rritje të jashtëzakonshme në dekadën e fundit. Detyrimisht do të vinte.
Neritan Sejamini: Pse duhet të vinte?
Andi Tela: Pse duhej që para dhjetë viteve të mos kishte asnjë shqiptar të njohur për trafikun e drogë dhe sot personzahe pafund… Deri para 10-15 vitesh qytetarët e një shteti me 3 milionë banorë, bënin punët e vogla, shpërndanin drogë, grabisnin, vidhnin, krime të dorës së fundit. Pse ndodhi kjo gjë, që arritëm në nivelin tjetër kq shpejt?
Neritan Sejamini: Në Britaninë e Madhe numri më i madh i të burgosurve të huaj, në vlerë absolute janë shqiptarët.
Sokol Bregu: Po bie me ritme të jashtëzakonshme. Çdo muaj një roje në shtëpi bari merr 5 mijë paund, sot e kanë çuar 7 dhe nuk shkon më njeri.
Neritan Sejamini: Sot, në burgjet e Britanisë së Madhe, numri më i madh i të burgosurve është shqiptar. Shqipëria mund të jetë një nga 3-4 vendet me popullsinë më të vogël në Evropë, kur vjen puna në Britaninë e Madhe, nuk ka qenë pjesë e BE. Ne Britaninë e Madhe ka më pak shqiptarë sec ka polakë, rumunë, pakistaneze, indianë, etj. Çfarë po thua ti? Në Zvicër shqiptarët janë numër një nga të huajt e burgosur.
Sokol Bregu: Jo, jo.
Neritan Sejamini: Po, po janë shifra të këtij viti. Pse?
Sokol Bregu: Në mënyrën e vet, siç punojnë shqiptarët kanë atë që e quajnë skllevër modernë, në përllogaritemi në Britaninë e Madhe, diku te 110 mijë me pasaporte, të tjerë me azil. Diku te 300 mije shqiptarë ndodhen sot në Britaninë e Madhe. Është një shifër shumë e madhe, për të patur një histori të tillë. Dyfishi i këtyre që ndodhen në Angli, janë sot në Greqi. Por, në Greqi është absolutisht e justifikueshme statistika për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve që ndodhen atje. Pothuaje gjithë Koridhalosi është me kriminelë shqiptarë, që kanë kryer krime nga më çnjerëzoret. Kështu po ta vazhdojmë me Italinë. Këto janë përqëndrimet tona shqiptare. Në Amerikë nuk kryejmë krime të shumta.
Mos harro në dekadën e fundit, ata që duan të merren me krim janë vendosur të shkojnë në Angli, është prajsa e tyre për momentin. Në mënyrën si e shoh unë, shqiptarët po bien, sepse ka përballje të madhe mes grupeve shqiptare të trafikut të drogës në Londër dhe Birmingham dhe grupeve të njerëzve me ngjyrë që cilët po i sulmojnë. Sot nuk gjen më, po luten, edhe shkrimet e The Sun, janë në kuadrin e joshjes së të rinjve shqiptarë, pavarësisht se janë të paguara, sepse kanë mbetur shtëpitë e barit bosh. Kjo është arsyeja pse u ul edhe trafiku klandestin drejt Londrës. Nuk është arsyeja që vajti Rama tre herë aty.
Neritan Sejamini: Ti po thua që meqë ra pak çmimi i drogës atje, shqiptarët nuk po merren më me drogë?
Sokol Bregu: Jo, jo, është rritur rreziku me jetën.
Neritan Sejamini: A merren shqiptarët në mënyrë jo proporcionale me krim? Kjo është tema që po diskutojmë. E dyta, a janë shqiptarët një nga grupimet ndërkombëtare më të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës ?
Sokol Bregu: Kjo ha diskutim.