AKTUALITET, 15 Dhjetor 2022, 21:33

Klodian Tomorri: Shqiptarëve u intereson që kreu i SPAK të jetë kandidati që mbështet Yuri Kim!

Klodian Tomorri: Shqiptarëve u intereson që kreu i SPAK të

Gazetari Klodian Tomorri tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Shqipëria është i vetmi rast në botë ku garën për kreun e ri të SPAK-ut nuk e bëjnë kandidatët, por garon kryeministri me ambasadoren e SHBA-ve. Ai tha se shqiptarëve u intereson që kryetari i ri i SPAK të jetë kandidati që mbështet ambasada amerikane në Tiranë.  

“Ne paguam rreth 300 milionë dollarë për të bërë një sistem drejtësie të nxjerrë nga kthetrat e politikës dhe tani po na rezulton se nuk e paskemi hequr dhe ato 300 milionë dollarë të taksapaguesve i paskemi paguar kot. E gjitha kjo që po ndodh është qesharake sepse ky është një proces normal zgjedhjeje dhe janë kandidatët që parashtrojnë dhe ata që kanë të drejtën e votojnë votojnë. Pra garën e bëjnë kandidatët mes tyre. Në këtë rast kemi ku është i vetmi rast në botë ku garën nuk e bëjnë kandidatët, por garon kryeministri me ambasadoren e SHBA-ve. Çështja është a është më mirë të zgjidhet ai që do kryeministri, apo ai që do ambasada e SHBA-ve?

Ka një fabul që është kërkuar arrestimi i njerëzve me pushtet dhe mund të ketë nga të dy krahët dhe Altin Dumani është instrumenti që mund ta realizojë këtë me SHBA-të. Ky është meraku që lexohet në të gjithë këtë”-tha Tomorri.