AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 11:05

Jetonin prej një viti së bashku, detaje nga vrasja e 65-vjeçarit në oborrin e banesës nga shoku i tij

Jetonin prej një viti së bashku, detaje nga vrasja e
Admir Beqiri

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 65-vjeçarit Gëzim Bizoni, që u godit me shishe qelqi në kokë nga shoku i tij, 42-vjeçari Admir Beqiri, me të cilin jetonte në një banesën prej gati 1 viti. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjashtë të Sarandës në oborrin e shtëpisë së viktimës.

Sipas mjekut ligjor viktima është dërguar ditën e sotme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Raportohet se goditja në kokë ka qenë aq e fortë, saqë 65-vjeçarit iu është dëmtuar edhe truri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sipas burimeve, 42-vjeçari dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Pas goditi për vdekje me shishe qelqi shokun e tij, autori Admir Beqiri nuk është larguar nga vendngjarja. Ai u vendos në pranga nga uniformat blu dhe më pas u dërgua në spital për të përcaktuar gjendjen e tij.

Sipas burimeve, autori dhe viktima kishin rreth një vit që jetonin në shtëpinë e 65-vjeçarit Gëzim Bizoni dhe bënin një jetë jo të rregullt.