TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gashtë, Bashkia Sarandë, ku Admir Beqiri 42 vjeç ka goditur me shishe qelqi shtetasin Gëzim Bizoni 65 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës. Për rrjedhojë 65-vjeçari ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Admir Beqiri i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Policia njofton se autori i ngjarjes është vënë në pranga.
Viktima, 65-vjeçari Gëzim Bizoni, ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, sonte autori i ngjarjes, të jetonin së bashku. Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42-vjeçarit, njëherësh autorit të largohej nga banesa.
Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin. Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65-vjeçarin Gëzim Bizioni.
"Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes"- njoftoi policia.