TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në Zvicër u pa mbrëmë të mbante valixhet e çiftit kryeministror, që arriti në Republikën Helvete për të marrë pjesë në ekspozitën e artit në Bazel ku Rama merr pjesë me një skulpturë bronzi mbi 2 metra të lartë.
Në një foto të bërë nga pasagjerë të pranishëm në aeroport, duket ish-kryebashkiaku i Vlorës, duke mbajtur valixhet e Ramës pas mbërritjes.
Ermal Dredha ishte kryetar i bashkisë së Vlorës për 2 vite dhe dha dorëheqjen, për t'u emëruar ambassador në Zvicër, në vend të Mustafa Nanos, i cili e ndërpreu mandatin diplomatik për t’u kthyer në Tiranë.
Ndoshta për të shpëtuar nga shërbime të tilla që nuk kanë lidhje me diplomacinë.