TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa në Tiranë, sot në ditën e 15-të, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama vijon axhendën e tij me ekspozita jashtë vendit.
Nesër ai do të jetë në Bazel të Zvicrës, ku do të prezantohet një skulpturë e re e tij, në kuadër të ekspozitës “Parcours” në Art Basel, një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor në botë.
Rama pritet të udhëtojë drejt Zvicrës dhe të marrë pjesë personalisht në aktivitet më 15 qershor.
Për ekspozitën “Parcours”, Rama paraqitet me një skulpturë të re bronzi në shkallë të madhe, të krijuar mbi bazën e vizatimeve të bëra në Kryeministri.
Procesi kalon nga linjat e vizatuara me dorë te printimi 3D, ripunimi manual dhe derdhja në bronz, duke i shndërruar skicat e përkohshme në një strukturë të qëndrueshme, “shoqërore”.
Vepra ka një lartësi mbi 2 metra, forma biomorfike, e ngjashme me një kërpudhë.