AKTUALITET, 28 Tetor 2023, 12:46

Grupi i Rithemelimit: Drejtori i lartë i OSSH pasi bleu votat për 14 Majin, prokuron miliona euro para publike

Grupi i Rithemelimit: Drejtori i lartë i OSSH pasi bleu votat për 14

Grupi i Rithemelimit ka denoncuar një tjetër zyrtar të lartë. Bëhet fjalë për drejtorin e lartë të OSSH, Adriatik Kupi, që sipas Rithemelimit, ka blerë votat në zgjedhjet lokale dhe se po prokuron miliona euro fonde publike.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha se Kupi nuk kapet nga SPAK.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES ANTIKORRUPSION NË PD, GENTA VANGJELI

Adriatik Kupi është Drejtor i Drejtorisë së Tensionit të Lartë në OSSH. Ai është gjithashtu Kryetari i Partisë Socialiste për zonën IBËS, BËRZHITËS, PETRELËS dhe FARKËS.

Në disa raste të mëparshme Partia Demokratike, ka denoncuar Adriatik Kupin për shkelje të dispozitave ligjore të paracaktuara nga Kodi Zgjedhor. Detajet e këtij denoncimi janë pjesë e Librit të Zi të Zgjedhjeve: Farsa Elektorale e 14 majit 2023.
Përveҫ sa më lart, në adresën tonë, ka mbërritur denoncime lidhur me Adriatik Kupin, në cilësinë e Titullarit të Drejtorisë së Tensionit të Lartë pranë OSSH sh.a.

Ankuesit ngrenë shqetësimin se Adriatik Kupi pas përfundimit të zgjedhjeve të 14 Majit ka prokuruar miliona euro fonde publike në kuadër të rikuperimit të parave të përdorura për blerjen e votave.
Në tenderat e prokuruara nga institucioni i drejtuar nga Adriatik Kupi konstatohet:

Operatorët e shpallur fitues nga Drejtoria e Adriatik Kupit për prokurime të ndryshme në kohë paralele janë:

1.LA – OR shpk për të paktën këto kontrata të ndryshme:

Operator tjetër i shpallur fitues për kontrata paralele ACI ENGINEERING shpk për të paktën këto 3 kontrata të ndryshme:

Adriatik Kupi, në rresht dhe nën shembullin e eprorëve të tij, të cilët nga ana e tyre ndjekin shembullin e Edi Ramës, nuk kapen nga radarët e SPAK.

Prokuroria e Posacme është e zënë me persekutimin politik të opozitës nëpërmejt dosjesh pa fakte dhe dyshimesh që nuk bëhen dot akuza.

Edi Rama i ka ndarë shqiptarët në vegla dhe në armiq. Veglat vjedhin për të dhe për mbajtjen e pushtetit ndërsa armiqve u lëshohet SPAKU.