AKTUALITET, 2 Shkurt 2023, 22:46

“Gënjeve për interpelancën, nuk e njeh Kushtetutën”/ Rama debaton ashpër me Abilekajn: Jam shumë i gjatë për të gënjyer xhuxhmaxhuxhë

“Gënjeve për interpelancën, nuk e njeh
Fotomontazh: Rama dhe Abilekaj

Analisti Enton Abilekaj u përplas ashpër me kryeministrin Edi Rama në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ndërsa flitej për mungesën e sotme të kreut të qeverisë në seancën plenare të Kuvendit, ndërsa opozita kishte kërkuar një interpelancë me të për çështjen “McGonigal”.

Por Rama e justifikoi mungesën në Kuvend, duke thënë se nuk është detyrim kushtetues që ai të ishte në seancë. Ndërsa analisti Enton Abilekaj citoi nenin 80 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas të cilës kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tri javëve, u shpreh analisti duke thënë se kryeministri po gënjente. Kjo e acaroi shefin e qeverisë që e cilësoi veten "të gjatë" dhe person "që nuk merrem me një xhuxhmaxhuxhë". 

Debati në studio

Enton Abilekaj: Neni 80 i Kushtetutës thotë: Kryeministri dhe çdo anëtar tjetër i Këshillit të Ministrave është i detyruar t’u përgjigjet interpelancave dhe pyetjeve të deputetëve brenda tri javëve. Kjo është interpelancë urgjente. Kështu që është detyrim kushtetues, por kryeministri nuk njeh Kushtetutën.

Edi Rama: Unë e njoh shumë mirë Kushtetutën, por ka një rregullore të Parlamentit të Shqipërisë dhe sot interpelanca ka qenë gati, ka qenë e deleguar sipas asaj rregulloreje që është votuar me konsensus, por të lutem shumë mos na interfero tani që t’i japim përgjigje pyetejve që ka drejtuesi i emisionit i cili më ka ftuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të tij.

Enton Abilekaj: Edhe mua më ka ftuar t’u pyes ju dhe të mbroj të vërtetën këtu. Nëse ju do të gënjeni, unë do të ndërhyj.

Edi Rama: Debate me frontin e shpifjeve e të sajesave...

Enton Abilekaj: Po sa gënjeve tani, sa gënjeve dhe më thua mua...

Edi Rama: Shiko, unë nuk gënjej.

Enton Abilekaj: Sapo u bë.

Edi Rama: E para, nuk kam asnjë arsye të gënjej..

Abilekaj: Sapo. Nëse nuk e di, atëherë thuaj.

Edi Rama: E dyta, nuk e kam në formimin tim që të gënjej. E treta, jam shumë i gjatë për të gënjyer xhuxhmaxhuxhë të cilët i torollisin mendjen ditë-natë shqiptarëve, duke u thënë shqiptarëve lloj-lloj...